Edhe ky është një nga tekstet e Jedinstvo-së nga Prishtina i dedikuar ndërsjellshmërisë së serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Teksti trajton marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy grupeve gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit 20 në fshatin Vërboc në Anamoravë:
Fshati Vërboc me rreth gjashtëqind shtëpi është përafërsisht gjashtë kilometra larg Vitisë. Fshati është i vjetër, me shumë zakone të vjetra, ndërsa më i miri është, siç thonë edhe vet banorët, ai lidhur me jetën vëllazërore të shqiptarëve dhe serbëve, të cilët për shekuj ndajnë të mirën dhe të keqën.
– Nuk ka dallime mes nesh, – Çdo serb flet shqip, ndërsa çdo shqiptar serbokroatisht, thotë Sinan Rexhepi, zyrtar i Zyrës së vendit në Vërboc. – Ja, për nga gjuha njeriu nuk mund të dalloj fëmijët në shkollë, në oborr, në sokak se cilës kombësi i takojnë. Të rinjtë kanë mësuar nga të moshuarit që të flasin edhe njërën edhe gjuhën tjetër.
Në Zyrën e vendit janë disa njerëz. Plaku Haki Maksuti nga fshati Lubishtë dhe Stanko Gjuriq [Stanko Đurić] nga Mogilla, bisedojnë, herë në njërën, herë në gjuhën tjetër.
[…]
– Në veçanti jemi të lumtur që kemi këtë trashëgimi, siç thonë, vëllazërimin dhe bashkimin – thotë Sinani. Këtë unitet kishim edhe para luftës edhe më shumë më parë. Ka shumë të moshuar këtu, mund të ju tregojnë. Edhe rininë e kemi të mirë. Shpesh i qortojmë këta fëmijë, ndërsa nuk e kemi gjithnjë me të drejtë. Nganjëherë nuk jemi në gjendje të ju sigurojmë çdo gjë që kërkojnë.
[…]
Burimi: S. Kostiq (S. Kostić), “Vëllazërimi është pasuria jonë më e madhe”, Jedinstvo: organ i LSPP-së të Kosovës, nr. 17, Prishtinë, 1.3.1976, fq. 10.
Përktheu Bruno Neziraj