Ngjarjet e luftës 1998-1999 ishin po ashtu temë intervistash të zhvilluara nga Sanja Zllatanoviq. Një bashkëbisedues sqaron si kishte lutur komandantin e forcave paramilitare serbe që t’i kursejë disa shtëpi shqiptarësh, duke ia rrëfyer tregimin e nipit të cilin nga mbytja në ujë e kishte shpëtuar fqinji nga njëra prej këtyre shtëpive. Ai kishte pranuar lutjen, rrëfimi kishte prekur edhe atë. Zllatanoviq thekson se bashkëbiseduesit e saj, serbët më të moshuar nga zonat rurale të Anamoravës, përdorin shprehjet “Šiptar”, “Šiptarka”, “šiptarsko” si etnonime të drejtpërdrejta pa konotacion pezhorativ të cilin këto shprehje kanë në diskursin publik të Serbisë. Bashkëbiseduesit më të rinj veçse përdorin terminologjinë “Albanac”, “Albanka” etj. (bashkëbiseduesit janë SG1 – një burrë i lindur në vitin 1928 në Zhegër dhe gruaja e tij, SG2 e lindur në vitin 1934 në Sadovinë të Çërkezëve. Biseda ishte zhvilluar në vitin 2006)
SG1: Kur ishin demonstratat e para, nipi i im më i madhi, ishte gjashtë vjeç. Ishin vërshimet, lumi aty, ndërsa shtëpia e vjetër e imja ishte skaj lumit. Ishte para Pashkëve, ishte edhe ….
SG2: Saktë një javë para Pashkëve…
SG1: Paj, ishte ftohtë, me rrufe, shi binte me rrebesh dhe lumi Karadak ishte rritur shumë (disa fjalë nuk dëgjohen mirë), çfarë them unë dhe në fshatin tonë. Dhe aty hidheshin mbeturinat, prapa ahurit tim. Te shtëpia. Dhe fëmija kishte dal vet aty, me një hu. Ndërsa uji ishte i fortë, filloi, rrëmbente.
SG2: Merr me vete!
SG1: Lisa, gurë.
SG2: Merr dru, merr!
SG1: Uji më i tmerrshëm nuk ekziston. Dhe fëmija kishte ngelur aty dhe përnjëherë çdo gjë rrënohet dhe bie në ujë (disa fjalë nuk dëgjohen mirë). Askush nuk e sheh!
SG2: Fëmija, nipi jonë bie. Dhe pasi bie, edhe nipi i motrës sime ishte me të. Edhe vjen ai.
SG1: Nuk di të flasë ende, vetëm nga pak.
SG2: “Nino” dhe thërret renë time. “Nino”, thotë “D. ra”, thotë, “në lum”. Ndërsa unë e di, ai gjithnjë shkon, i lag këmbët dhe nuk guxon të kthehet derisa i ka këmbët e lagura. I. G. kërcen, reja ime, kërcen, me vrap atje. Ndërsa vajzën, që ishte e vogël, gjashtë muajsh, atë vajzën e kishim vendos në koritë për ta larë. Dhe thërret fëmija, ajo shkon, ndërsa unë ngelem. Edhe prit, prit, nuk vjen. Prit, prit, nuk ka. E neve para këtyre Pashkëve kishim larë, gëlqerosur. Pra, pasi korita ishte kështu mbi karrige, e marr dhe e vendos poshtë, që të mos rrëzohet dhe vrap jashtë për të parë ku janë. E heq dhe kërcej ashtu, është një rrugë drejtë e në lum. Nuk është e gjatë, sa e jona, po aq. Dhe kur kërcej në lum, e shoh këtë atje…
SG1: Unë po nxjerr zallin!
SG2: Nxjerr zallin.
SG1: Skaj lumit.
SG2: Dhe mendoj, mendoj, ajo reja ime e sjell këndej fëmijën nëpër rrugë dhe kthehet në shtëpi. Kur një fqinj po vrapon. Thotë “Ku ishte M?”. Them “Deki, than u lag dhe G. me siguri po e sjell nga atje”, them “nëpër rrugë”.
SG1: Nuk guxon me ardh se do ta rrahin.
SG2: Nuk guxon me ardh se do ta rrahin. SG1: E fëmija gjashtë vjeç.
SG2: “Jo”, thotë, “e kishte marr lumi!”, “Çka? – E kishte marr lumi!”, “Kuku! Aman”, i them “shko thuaji resë tënde”, i them “që të vij, i ka mbetur vajza” i them “në koritë”, i them “do të mbytet edhe ajo në ujë!”. Ajo erdh andej, unë poshtë, vrapon ajo, vrapon! Kur e shoh, ajo vrapon poshtë, pastaj nuk e dita as çka as qysh. Erdh ky. Unë gjëmoj, bërtas. Ai bërtet: “Ja ku është, po e bartin!”
SG1: Djali në atë moment po kthehej nga puna me veturë.
SG2: Ndërsa M, ky djali jem, kthehet nga puna. U qetësuam, i bërtasin atje, i thonë: “Ngutu, ngutu!”, e ai bërtet: “E di o babë, po nxjerr zall, me siguri ka bërë ndonjë sherr”.
SG1: E ka marr uji!
SG2: E unë, edhe unë jam me të vërtetë e sëmurë, edhe unë kam epilepsinë dhe bërtet “o nënë, o babë, po nuk ka mend në të. Kur i pash dyert e oborrit çel”, thotë, “oborri plot njerëz. Çka ndodhi?”. Kur erdh, ai fëmija krejt po dridhet.
SG1: Njëzet minuta kishte ngelur në ujë, e kishte bartur përafërsisht për një kilometër e gjysmë.
SG2: Dhe paramendoje, thotë …
SG1: Kishte mbajtur hunin në dorë, ndalu nuk mundesh ti edhe.
SG2: Nuk mundem. Më kapin dridhjet.
SG1: Ai shqiptari, Graxhollci, për të cilin të fola që jetojmë si vëllezër. Ata ishin tu marr zall poshtë.
SG2: Dhe e kishin parë.
SG1: Dhe e kishin parë dhe kishin menduar mos kukull. Ndërsa vorbulla e kishte sjell aty! Atë fëmijë. Dhe në një moment njëri thotë: “More,”, thotë, “nuk është kukull, fëmijë to koka!”. Dhe kërcen në ujë ku as prindi nuk kishte hyrë për fëmijën e vet …
SG2: Ata hynë. IS: Ata hynë? Hyri një njeri i jonë?
SG2: Aha, po! Ai i riu! I riu! As nuk ishte i martuar në atë kohë!
IS: Hyri?
SG2: Hyri!
SG1: Hyri! Nuk ia doli me nxjerr. Pastaj e kapi i dyti dhe për pak me marr uji edhe këtë. Dhe i kap…ky i treti. Për fat, ai vorbull e… edhe një tjetër të mos ishte aty.
SG2: Nuk do ta gjenin ku është!
SG1: Asgjë nuk ish gjetur.
SG2: Ajo shpejtësi!
SG1: Fati! Dhe vjen ky, ky i dyti. E kap fëmijën dhe e vendos në krah. (fjalia me të cilën përshkruan si e kishte marrë uji personin e dytë nuk dëgjohet mirë) Stom këndej, stom andej, nuk mundet me dal nga lumi. Fëmija në krah dhe kështu uji e ka bart për gjysmë kilometri. Në qafë. Dikur, kur i është afruar një shelgu, afër degëve, e kupton, u kap. Ndërsa ky tjetri vraponte përskaj.
IS: Për ta pritur?
SG1: E ndiqte anash me fëmijë. Dhe pastaj ky tjetri ja ofroi disa hunj, i ndihmoj dhe nxori fëmijën edhe atë. Dhe erdha unë për të parë, këtu ishte bahçja ime, pemishte me kumbulla. Ata vijnë lart dhe fëmijën në krah. […]
SG2: Dhe ata e kishin pyetur, thotë: “Kujna je, kujna je” – shqip. Ndërsa ai thotë: “Unë jam serb”. Fol, e zeza unë.
SG1: (disa fjalë nuk dëgjohet mirë) demonstratat e para, shqiptarët në Zhegër.
SG2: Kur për herë të parë ishin demonstratat. […]
SG2: Tri, tri kavanoza baltë ia kishin heq.
IS: Prej ku?
SG2: Nga mushkëritë.
SG1: Pastaj neve për dhuratë!
SG2: E pastaj ata te ne. SG1: Ata nuk japin dhurata! Shqiptaret! […]
SG2: Pastaj ata kur kishin ardhur, si për gajret, si për kafe.
SG1: Kur u mblodhën, u mblodhën dhjete-pesëmbëdhjetë, ata kanë këtë zakon të mirë.
SG2: Ata kanë zakon të mirë! […]
SG1: Menjëherë: “kumarë, kumarë!” SG2: Menjëherë “kumbarë, kumbarë”. Të gjithë bërtisnim “kumari’. […]
SG1: Dhe pastaj një plak aty ngritët dhe thotë: “O, D! Ai babagjyshi i yt në kohën e Turqisë”, thotë, “kishte jetuar”. Thotë: “Ja ka ardhur koha”, thotë me zë, “edhe po të ishte një fuqi e madhe, për nipin tënd” thotë “që e… nxjerri atë. Këtë Zoti”, thotë “pastaj ai”, thotë, “kjo mbetet”, thotë “të përmendet” e thotë. “E tash, kur kalon pranë shtëpisë sime koka jote duhet të shikoj në oborrin tim. Ne jemi dashur gjithnjë, ndërsa tash do të duhemi edhe më shumë”.
SG2: “Zoti mos e bëftë”, thotë “të ndahemi”, thotë. […]
SG1: Ai plaku thotë: “Domosdo duhesh” thotë “të shikosh në oborrin tim”, thotë. “Se shpëtoi. Zoti e shpëtoi”, thotë, “Zoti e dha”, thotë! “Por mbetet një pasuri e madhe ndërmjet nesh që nipi i yt të shpëtohet nga duart tona”.
SG2: Po!
Biseda më pastaj shkoj në drejtim të ngjarjeve të luftës gjatë vitit 1999 dhe komunikimit që kjo familje serbe kishte me “vullnetarët” e ushtrisë serbe që iu vinin flakën shtëpive shqiptare në fshat.
SG1: E, tash, ta them drejt, unë atyre tash iu kam bërë shumë mirë (një fjali nuk dëgjohet mirë). Por kur ua kam treguar vullnetarëve …
IS: E ata kanë dashur të dëgjojnë? Dikush prej tyre donte të dëgjonte?
SG1: Unë iu kisha thënë atij udhëheqësit të tyre. “A di çka” i kisha thënë “kështu dhe kështu”. Ia them të gjithat, të mos e përsëris dy herë tash, për nipin tim. “Ata” i them “prindi nuk kishte kërcyer në atë ujë, ata. Një kujtim të ma bëni, këto shtëpi rend, gjashtë-shtatë shtëpi, shtëpi të reja, material i fortë, ju lus”. […] Më dëgjuan. Nuk deshën të ua vënë flakën.
Burimi: Sanja Zlatanović, Etnička identifikacija na posleratnom području: srpska zajednica jugoistočnog Kosova, Etnografski institut SANU, Beograd, 2018, fq. 310-4.