Bashkëbiseduesi, shqiptar nga Kamenica, pohon se asnjëherë nuk ka përjetuar ndonjë gjë të keqe nga fqinjët e tij serbë. Siç thotë, gjithmonë do ta kujtojë ndihmën që ia ofruan me ardhjen e njësive paramilitare serbe. Jo shumë pas kësaj, kur gjërat ndryshuan në kuptimin politik dhe forcat shqiptare hynë në Kamenicë, [redaksia e portalit ka vendosur që për momentin të mos shpalos identitetet e bashkëbiseduesve] iu ofrua mundësia të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Ai i inkurajonte dhe ndikoi në vendimin e tyre për të qëndruar në shtëpinë e tyre dhe të mos shpërngulen. Ai iu premtoi se do t’i mbronte në çdo mënyrë të mundshme nëse është e nevojshme. Bisedën e organizuar nga Qendra për studime historike dhe dialog e zhvilloi Besime Maliqi nga OJQ Network of Peace Movement nga Kamenica.
PY: Përshëndetje edhe një herë. Faleminderit që gjetët kohë për të ardhur dhe për të qenë pjesë e kësaj interviste. Po prezantohem edhe një herë, jam Besa nga OJQ NOPM nga Kamenica. Siç ju shpjegova edhe më herët, qëllimi i kësaj interviste është diskutimi për marrëveshjet apo të ashtuquajturat “besa” ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve gjatë viteve 1906 dhe 1907 e më vonë. Pra, qëllimi i intervistës është të thyejë paragjykimet dhe stereotipat mbi baza etnike si mënyra më e mirë e bashkëjetesës ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Kemi një pyetësor të shkurtër për të cilin donim të merrnim përgjigjet tuaja. Fillimisht, a mund të prezantoheni dhe prej nga vini?
PË: Përshëndetje. Unë jam [redaksia e portalit ka vendosur që për momentin të mos shpalos identitetet e bashkëbiseduesve]. Jam nga Kamenica.
PY: Mirë, [emri]. A mund të na thoni a keni miq në komunitetin etnik serb në Kosovë? Sa të afërt jeni? Dhe a kuptoni gjuhën serbe?
PË: Në rregull. Së pari, e njoh mirë gjuhën serbe. Pra, mund të komunikoj dhe nuk kam asnjë problem me këtë. E kam mësuar në klasën e parë dhe të dytë të shkollës fillore. Për sa i përket nëse kam miq nga komuniteti serb, përgjigja është po, kam dhe shoqërohem herë pas here me ta. Sa i përket nëse jemi të afërt, jemi, sepse ata njëkohësisht janë edhe fqinjët tanë që jetojnë afër shtëpisë sime.
PY: Mirë. A jeni shoqëruar rregullisht, a keni shkuar në vizita personale nëpër shtëpi tek fqinjët ose kolegët që keni pasur dhe në vizita në kohë festash, qoftë për festa fetare të krishtera apo myslimane në periudhën e paraluftës, gjatë luftës dhe pas luftës?
PË: Sa i përket shoqërimit para luftës, do të filloj me periudhën para luftës, në ato kohë shkonim në vizita familjare te kolegët serbë. Po ashtu kemi shkuar edhe në vizita edhe gjatë festave siç janë Pashkët, Krishtlindjet… Fqinjët serbë gjithmonë na sillnin dhurata për Pashkë, për shembull vezë të ziera me shuma ngjyra dhe gjëra të tjera, dhe kjo ishte e zakonshme në atë periudhë para luftës. Mirëpo, gjatë luftës, për shkak të situatës dhe presioneve të krijuara, nuk kemi mundur t’i mbajmë këto vizita të rregullta, ndërsa pas luftës kjo dukuri u zbeh, kështu që as nuk kemi shkuar e as nuk na kanë ardhur rregullisht sepse disa fqinjë tashmë janë shpërngulur ose kanë ndërruar vendbanimin e kështu.
PY: Mirë. E përmendëm periudhën e konfliktit në Kosovë. A mund të më thoni nëse ka ndonjë gjë, dhe nëse po, çfarë ndryshoi në marrëdhëniet tuaja me fqinjët apo kolegët tuaj serbë kur Sllobodan Millosheviqi erdhi në pushtet në periudhën ndërmjet viteve 1987 dhe 1999 e deri me sot? Pra, që nga ajo periudhë e ardhjes në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, a ka pasur ndonjë ndryshim në marrëdhëniet tuaja me fqinjët?
A ndryshoi ndonjë gjë?
PË: Jo, sepse siç u përgjigja në pyetjen më herët, në atë periudhë, pra gjatë luftës Sllobodan Millosheviqi veçse ishte në pushtet dhe ne kishim marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët tanë, marrëdhëniet tona nuk u përshkallëzuan. Ka pasur raste të tilla, por mua nuk më kanë ndodhur. Pas periudhës së vitit ‘99 nuk ndodhi asgjë konkrete që do të mund ta veçoja. Megjithatë, sa i përket periudhës aktuale, marrëdhëniet tona me fqinjët dhe kolegët serb janë shumë të mira.
PY: Mirë. Sa e rëndësishme është përkatësia etnike sipas mendimit tuaj personal? Domethënë, sa e rëndësishme është të jesh serb apo mysliman në shoqërinë tuaj, pra në marrëdhëniet e juaja me komunitetin serb në periudhën e paraluftës, gjatë luftës dhe tani pas luftës? Sa e rëndësishme është kjo për ju?
PË: Në rregull. Sa i përket rëndësisë së përkatësisë etnike, nëse dikush është serb apo mysliman, unë personalisht mendoj se nuk mund të bëjmë një ndarje të tillë pasi shoqërimi im me komunitetin serb si para dhe pas luftës, sepse nuk mund të them gjatë luftës pasi gjatë luftës ishte kohë e trazuar kështu që ne kemi munguar në një farë mënyre, por shoqërimi ka ekzistuar gjithmonë, si para ashtu edhe pas luftës. Prandaj, nuk mund të veçoja përparësinë e të qenit serb apo mysliman.
PY: Mirë. A keni dëgjuar për ndonjë shembull të martesave ndëretnike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve para, gjatë dhe pas luftës? Po ashtu, a dini ndonjë rast ku të rinjtë serbë dhe shqiptarë shoqërohen edhe në ditët e sotme? Apo ndoshta në të kaluarën?
PË: Sa për martesa ndëretnike mes serbëve dhe shqiptarëve para luftës besoj se ka pasur, por nuk kam informacion të saktë se ku kanë qenë, personalisht nuk njoh askënd, por besoj se martesat kanë ekzistuar. Po ashtu, nuk kam informacion as për periudhën gjatë luftës, ndërsa për martesat e pasluftës nuk jam i informuar. Mirëpo, sa i përket të rinjve serbë dhe shqiptarë dhe nëse shoqërohen, mendoj se shoqërohen dhe jo vetëm të rinjtë, por edhe ata të moshës së mesme. Sa i përket të rinjve, ata marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Besoj se shkollat organizojnë aktivitete të ndryshme përmes të cilave shoqërohen. Ata shoqërohen edhe në parkun e qytetit, i cili është rinovuar, ku komuniteti serb, … të cilin e përdorin të gjithë, pra përdoret si nga komuniteti serb ashtu edhe nga ai shqiptar. Gjithashtu, shqiptarët dhe serbët ndajnë një pazar ku blejnë, shesin dhe furnizohen me produkte ushqimore.
PY: Në rregull. A mund të na jepni ndonjë shembull të ofrimit të mbështetjes, asistencës apo ndihmës së ndërsjellë nga ndonjë pjesëtar i komunitetit serb? A keni pasur ju personalisht një përvojë të tillë?
PË: Po, ka shumë raste që më kanë ndodhur mua personalisht. Për momentin mund të specifikoj dy-tre raste. Kemi shembullin ku fqinjët serbë na ndihmojnë për gjëra të ndryshme, në punë të ndryshme të shtëpisë në punët rreth shtëpisë siç janë si të mbjellim pemë frutore, si të gatuajmë ushqime të caktuara…
PY: Tradicionale?
PË:… tradicionale dhe ushqimet që përgatiten në vjeshtë, për të cilat konsideroj komunitetin serb si ekspertë.
PY: Në rregull Dardan. A mund të na thoni mendimin tuaj për qëndrimin e autoriteteve serbe të asaj kohe, policisë dhe ushtrisë ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës që ndodhi në vitin 1999? A mund të na thoni diçka për këtë? Si e përjetuat ju këtë?
PË: Po. Pasi periudha e viteve ’90 ishte shumë kaotike, jo stabile dhe e keqe, qëndrimi i autoriteteve serbe në atë periudhë, gjegjësisht policisë dhe organeve zyrtare, ushtrisë ndaj popullatës ishte shumë i keq, por mendoj se direktivat dhe udhëzimet e atëhershme janë dhënë “nga lart”, duke filluar nga lidershipi i Sllobodan Millosheviqit.
PY: Mirë, [emri i të anketuarit]. Në këtë rast, a kanë bërë përpjekje fqinjët tuaj që t’ju ofrojnë mbrojtje, të ju sigurojnë ushqim apo gjësende të tjera gjatë luftës, pasi përmendët se jetoni në një lagje ku jetojnë edhe serbët?
PË: Po, dy fqinjët e mi, të cilët edhe sot jetojnë afër meje, na kanë ofruar mbrojtje, sidomos kur kanë ardhur forcat paramilitare serbe, gjegjësisht forcat e Arkanit. Ata na mbrojtën dhe këtë nuk do tua harrojmë kurrë.
PY: Në rregull. Ju personalisht a keni përjetuar dhunë ose a ju është dëmtuar prona gjatë luftës? Nëse përgjigja është pozitive, si reaguan fqinjët tuaj serbë ndaj kësaj?
PË: Po, ka pasur vjedhje të gjërave nga prona jonë gjatë vitit ’99. Fqinjët tanë serbë ishin të indinjuar dhe të frustruar për këtë dhe konsideronin se kjo nuk është në rregull dhe se ishte bërë nga disa “huliganë” të cilët ata nuk i njihnin.
PY: Mirë, [emri i të anketuarit]. A u përpoqët ju t’i mbroni ata kur forcat shqiptare morën kontrollin pas tërheqjes së ushtrisë jugosllave në vitin 1999? A jeni munduar ju si fqinj t’i mbroni fqinjët tuaj nga shqiptarët në atë rast, nëse mund të shprehem kështu?
PË: Po Neve parimisht kemi biseduar me fqinjët tanë se nuk ka nevojë të shpërngulen apo të ikin nga Kosova sepse ndonëse forcat shqiptare po marrin kontrollin, ne u thamë se do t’i mbrojmë, se së paku do t’i lavdërojmë sepse edhe ata na kanë ndihmuar neve gjatë luftës.
PY: Në rregull. Duke qenë se jeni 41 vjeç, a mund të na tregoni diçka për periudhën e socializmit? Nuk e di sa e mbani mend këtë periudhë apo sa informacion keni për atë epokë. Po ashtu, pyetja tjetër është a e konsideroni këtë epokë pozitive dhe afirmative në kontekst të zhvillimit të Kosovës? Cili është kujtimi juaj për atë periudhë dhe a mendoni se ka qenë pozitive në kontekst të zhvillimit të Kosovës?
PË: Në rregull. Sa i përket kujtimit të periudhës socialiste, ndoshta mund të përmend se periudha socialiste kishte…
PY: Po, [emri i të anketuarit]. Mos u ngutni.
PË: Në rregull. Për sa i përket kujtimit të periudhës së socializmit, mendoj se periudha më e bukur e asaj kohe ishte periudha kur ne ishim pionierë, kur të gjithë nxënësit e shkollës vendosnin atë shami dhe kapelë të bukur dhe pastaj shkonim të bënim shëtitje nëpër parqe dhe ekskursione ku po ashtu mbaheshin aktivitetet kulturore dhe artistike. Sa i përket gjërave pozitive në kontekst të zhvillimit të Kosovës, nuk mendoj se mund të theksoj diçka konkrete sepse ajo ishte periudha e rritjes sime dhe nuk kam aq shumë informacione që do të ishin të dobishme për juve.
PY: Në rregull, [emri i të anketuarit], kaq ishte sa i përket pjesës së intervistës. Ju falënderoj edhe një herë për kohën tuaj dhe që iu përgjigjët ftesës sime. Ju uroj gjitha të mirat.
PË: Ju faleminderit [emri i të anketuarit]. Ishte kënaqësi. Gjitha të mirat.