Bashkëbiseduesi nga Kamenica, i cili në kohën e luftës ishte në shkollë të mesme, mban mend si kishte ndihmuar shokët e tij shqiptar kur në vend ishin ushtria dhe policia serbe. Ai si serb çdo ditë i kishte shoqëruar deri te furra për të blerë bukë dhe prapa deri në shtëpi për tu siguruar se nuk do të ju ndodh asgjë në rrugë e sipër. Në kohën e dhunës në Kosovë në vitin 2004, shtëpia e tij ishte dëmtuar shumë, por i anketuari beson se kjo nuk është vepër e fqinjëve, por shqiptarëve që kishin ardhur nga diku tjetër. Ai thekson se para luftës nuk ishte e rëndësishme nëse dikush ishte serb, shqiptar ose goran dhe se përkatësia kombëtare për njerëzit filloi të bëhej e rëndësishme vetëm në periudhën e luftës. Bisedën e organizuar nga Qendrës për studime historike dhe dialog e ka zhvilluar Alban Maliqi, bashkëpunëtor nga OJQ Network of Peace Movement.
PY: Emri?
PË: [redaksia e portalit ka vendosur që për momentin të mos shpall emrat e të intervistuarve]
PY: Vendi dhe data e lindjes?
PË: 25.1.1982.
PY: Vendbanimi Kamenica?
PË: Po.
PY: A kemi tani shokë në komunitetin e shqiptarëve, sa jeni të afërt me ta dhe a kuptoni gjuhën shqipe?
PË: Natyrisht se po. Unë kam lindur në Kamenicë dhe familja ime është gati 270 vjet në Kamenicë, kështu që gjithnjë kishim shokë shqiptar, kemi edhe në ditët e sotme.
PY: A jeni shoqëruar rregullisht, a keni shkuar në vizita familjare, në veçanti gjatë festave fetare myslimane, me komshinjtë dhe kolegët shqiptar, para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës?
PË: Konkretisht, në rastin tim, sa i përket familjes time, asgjë nuk ka ndryshuar. Këta njerëz me të cilët shoqërohej familja ime para luftës, shoqërohej edhe gjatë luftës dhe shoqërohet edhe në ditët e sotme.
PY: A ka ndryshuar ndonjë gjë në raportet tuaja me komshinjtë dhe kolegët shqiptar me ardhjen e Sllobodan Milosheviqit në pushtet në vitin 1987 dhe më pastaj në vitin 1999 dhe në periudhën e tashme?
PË: Unë mund ta them se në periudhën kur Sllobodan Millosheviqi ishte në pushtet, unë isha shumë i ri. Nga ajo çfarë kam dëgjuar nga prindërit, mendoj se nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Nuk jam aq kompetent për të folur për atë periudhë.
PY: Sa ishte e rëndësishme përkatësia etnike në kuptimin që serbi dhe myslimani të shoqërohen para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës?
PË: Para luftës unë konkretisht nuk e kam vërejt se ishte aq e rëndësishme nëse je serb, shqiptar, rom, goran… Gjatë luftës po. Marrëdhëniet ndërnjerëzore janë çrregulluar paksa, kështu që në një periudhë ishte shumë e rëndësishme cilit popull i takoni. Për momentin mund ta them, në Kamenicë ndoshta është e rëndësishme, por nuk shprehet aq shumë, njerëzit shoqërohen, nuk ka probleme.
PY: A keni njohuri për çfarëdo rasti të martesave ndëretnike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës? Dhe a ka raste që shqiptarët dhe serbët e rinj të shoqërohen sot, zbaviten?
PË: Për para luftës nuk e di konkretisht, këta komshinjtë tanë, është një martesë ku burri është shqiptar e gruaja serbe. Gjatë luftës nuk kam dëgjuar, e as për momentin nuk kam dëgjuar.
PY: A mund të na jepni ndonjë shembull të mbështetjes dhe ndihmës së ndërsjellë që ua kanë ofruar pjesëtarët e komunitetit shqiptar?
PË: Paj, natyrisht, ka shumë shembuj. Konkretisht, gjithnjë ndihmohemi si komshinj, ja tash është dimër, kur vijnë drutë, kur duhet të bëhet diçka rreth shtëpisë. Ka shumë shembuj, nuk e di tash saktë …
PY: Ndonjë shembull konkret i ndihmës, nëse të kujtohet.
PË: Paj, konkretisht mua, një komshi kur e sheh që po çaj dru, vjen për të më ndihmuar edhe pse nuk e thërras.
PY: E ndonjë rast që të ju ketë ndihmuar dikush gjatë luftës ose që keni ndihmuar ju dikujt?
PË: Po, e kam një shembull që gjatë luftës, edhe pse isha në vit të dytë të shkollës së mesme, kur kishte filluar lufta, kur ende ushtria dhe policia serbe e kontrollonte terrenin, unë konkretisht çdo ditë kam pritur dy shokët e mi shqiptar para shtëpisë sime, shkonim në furrë për të blerë bukë dhe i ktheja deri te shtëpia e tyre, që t’i mos prekë askush. Kjo ishte sa më përket mua. Natyrisht, kishte raste kur ndryshoi çdo gjë dhe shokët e mi më mbronin mua.
PY: Çfarë ishte qasja e pushtetit serb, policisë, pushtetit civil, ushtrisë, ndaj popullatës shqiptare para luftës?
PË: E po, ku ta di unë, kishte dëbime, mendoj se kishte edhe rrahje të njerëzve të pafajshëm… Isha relativisht i ri por di për raste kur kishte trajtim johuman. Natyrisht edhe human, por kishte edhe johuman.
PY: A janë munduar komshinjtë të ju mbrojnë ose a jeni munduar ju t’i mbroni ata, të siguroni ushqim ose gjësende gjatë periudhës së luftës?
PË: Konkretisht, sa më përket familjes sime, as nuk u kemi bërë zullum komshinjve tanë e as ata neve. Edhe sot kemi kësi marrëdhënie.
PY: A keni përjetuar gjatë luftës çfarëdo dhune ose dëmtim të pronës? Si kishin reaguar komshinjtë?
PË: Duke pas parasysh që shtëpia ime është buzë rrugës, ishte një incident, kur ndoshta pa qellim ishte shtënë me një breshëri ndaj shtëpisë sime, dhe ishte konkretisht më 17 mars, në atë kohë kishte shumë dëmtime të kulmeve, ishin thyer dritaret dhe dyert e shtëpisë sime. Por jam i sigurt se në këtë nuk kanë marrë pjesë komshinjtë e mi, por njerëzit që kishin ardhur nga vendet tjera.
PY: A jeni munduar t’i mbroni ose a ju kanë mbrojtur shqiptarët juve kur forcat shqiptare morën kontrollin pas tërheqjes së ushtrisë jugosllave në vitin 1999?
PË: Epo, konkretisht, familjen time nuk e ka prek askush, nuk kishte nevojë që të na mbronte dikush.
PY: Cilat janë kujtimet tuaja lidhur me periudhën e socializmit?
PË: Besomë, hiq nuk kam kujtime. Nuk e di, nuk di çka të them.
PY: Çka mendoni a ishte koha e socializmit pozitive dhe afirmative në kontekst të zhvillimit të Kosovës?
PË: Epo, çka di unë, nga disa hulumtime derisa isha me studime e di që shumë është investuar në Kosovë porse gjithçka kishte përfunduar më një korrupsion, ku ta di unë, vjedhje… mendoj se këto investime ishin formale, se asgjë e rëndësishme nuk ka ndodhur në zhvillim, edhe pse sipas letrave, sipas disa hulumtimeve që kam bërë unë, qëndrojnë shifrat se shumë është investuar në Kosovë, por fatkeqësisht mendoj se nuk është bërë shumë.
PY: Shumë faleminderit.