Një serb – i anketuari nga Kamenica, shumë mirë mban mend që serbët dhe shqiptarët gjithmonë kanë ndihmuar njëri-tjetrin. Në momentin kur gjatë kohës së luftës një familje shqiptare ishte dëbuar nga banesa, ai nuk kishte qëndruar indiferent, por bashkë me babanë e tij kishin bërë çdo gjë që për të ndihmuar atë familje të kthehej. Kishte animuar miqtë dhe shokët në mesin e bashkëkombësve të tij dhe të gjithë bashkë ia kanë dal të ja mundësojnë kthimin kësaj familje shqiptare në banesën e tyre. Nga dora e ushtrisë paramilitare serbe ka shpëtuar dy shqiptarë nga Kamenica, imamin lokal dhe fqinjin, Agron Maliqin. Nga ana tjetër, ky bashkëbisedues nuk ka harruar se si e kishin furnizuar fqinjët me ushqim më vonë me ardhjen e pushtetit shqiptar në Kamenicë kur ishte ai i rrezikuar.
PY: Mirëdita!
PË: Mirë dita.
PY: Ju faleminderit që keni pranuar të jeni pjesë e kësaj interviste. A mund të ma tregoni emrin tuaj?
PË: [redaksia e portalit ka vendosur që për momentin të mos shpall emrat e të intervistuarve].
PY: Vendi dhe data e lindjes?
PË: Kamenicë. 16.11.1973.
PY: Unë do t’ju bëj disa pyetje. Ndihuni i lirë dhe përgjigjuni ashtu si mendoni.
PË: Në rregull.
PY: A keni miq në mesin e komunitetit etnik shqiptar në Kosovë? Sa të afërt jeni me ata? Dhe sa e kuptoni gjuhën shqipe?
PË: Jam shumë i afërt dhe kam shumë miq vetëm se gjuhën shqipe e kuptoj por nuk di të përgjigjem.
PY: Po, mirë tani. Pyetja e dytë. A jeni shoqëruar rregullisht me shqiptarë, p.sh. a keni shkuar ne vizita familjare, vizita gjatë ditëve të shenjta fetare myslimane te fqinjët apo kolegët shqiptarë para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës?
PË: Gjithmonë. Edhe para luftës si dhe pas luftës me shokë kam qenë shok dhe kemi ngelur shokë.
PY: Do të thotë, keni shkuar në vizita? Për Bajram?
PË: Po, po. Për Bajram, po.
PY: A keni shkuar tek ata në vizitë gjatë këtyre ditëve të shenjta fetare myslimane para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës? Keni shkuar, apo jo?
PË: Po, po. Gjithmonë kam shkuar, edhe para luftës si dhe pas luftës. Edhe gjatë festave siç është Bajrami si dhe për raste të vdekjes nëse ndonjë shokut i vdiste dikush kam shkuar për t’i shprehur ngushëllimet.
PY: Për ngushëllimet po, po, po. Dhe sa i përket dasmave?
PË: Sa i përket dasmave, tani kohëve të fundit nuk ka dasma as te shqiptarët as te serbët.
PY: Mirë. A ka ndryshuar diçka në marrëdhënien tuaj me fqinjët, do të thotë me kolegët Shqiptarë me avancimin e Sllobodan Millosheviqit në pushtet në vitin 1987 dhe më pas deri në vitin 1999 dhe periudhën e tanishme?
PË: Nga atëherë dhe deri tani, asnjëherë nuk kanë ndryshuar marrëdhëniet ndërmjet meje dhe shokëve të mi shqiptarë. Gjithçka ka mbetur njësoj edhe para luftës, edhe gjatë luftës edhe pas luftës.
PY: Mirë. Si mendoni, sa e rëndësishme ka qenë përkatësia etnike, përkatësisht fakti i të qenit serb, mysliman ose shqiptar në shoqërimin para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës? Sa ishte e rëndësishme të jesh serb ose shqiptar, çfarë mendoni? Sa ka qenë e rëndësishme të jesh serb gjatë luftës?
PË: Për mua s’ka qenë aspak e rëndësishme përkatësia as nacionaliteti. Unë kam qenë shok me shqiptarë përherë, që nga lindja, pasi jam i lindur në Kamenicë. Edhe tani, edhe para luftës edhe pas luftës edhe gjithmonë do të jem shok me shokët e mi.
PY: A mendoni se ka qenë njësoj të jesh shqiptar gjatë asaj periudhe? A ka qenë njësoj të jesh shqiptar dhe serb?
PË: Nuk di si të përgjigjem në këtë pyetje por këtu në Kamenicë kemi jetuar si një, në unitet.
PY: A mendoni se ka pasur pak diskriminim? Ajo është e ditur që kur ka ardhur në pushtet Millosheviqi ka pasur diskriminim. Nuk ka qenë gjithçka njësoj.
PË: Po, po. Në atë aspekt nuk kanë qenë njësoj të gjithë serbët. Siç nuk janë të njëjtë të gjithë gishtat e një dore.
PY: A dini për ndonjë rast të martesave ndëretnike midis Serbëve dhe Shqiptarëve para luftës, gjatë dhe pas luftës?
PË: Për këtë asnjëherë nuk kam pasur informata dhe nuk më ka interesuar.
PY: Por a dini që ka pasur martesa ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve?
PË: Po, po.
PY: Ka pasur martesa?
PË: Po, ka pasur raste por mua ato asnjëherë nuk më kanë interesuar.
PY: Mirë. A mendoni që sot ka ndonjë rast ku të rinjtë shqiptarë dhe serb shoqërohen, shkojnë se bashku në klube?
PË: As këtë nuk e di sepse jam njeri familjar dhe nuk i frekuentoj kafenetë.
PY: A mund të na jepni ndonjë shembull të mbështetjes, ndihmës ose ndihmës reciproke të dhënë nga anëtarët e komunitetit shqiptarë? Ndonjë shembull se si ju kanë ndihmuar shqiptarët gjatë luftës, para luftës, pas luftës? Ndonjë rast…Lirshëm…
PË: Ata më kanë ndihmuar por nuk e di në çfarë aspekti…
PY: Në cilëndo mënyrë.
PË: Më kanë ndihmuar. Sa herë që ju kam drejtuar, më kanë ndihmuar gjithmonë.
PY: Për shembull? Ndonjë rast…
PË: Për shembull, ja…
PY: Lirisht.
PË: Kam qenë duke mbjellë pemishten prej 30 ari dhe kanë ardhur katër shokë që ma kanë mbjellë pemishten, e kanë krasitur dhe e kanë mirëmbajtur një kohë të gjatë.
PY: Mirë. A keni pasur probleme nga shqiptarët para luftës ose pas luftës? Nga shqiptarët tjerë?
PË: Jo, asnjëherë.
PY: Nga ata që kanë qenë të armatosur, të them ashtu?
PË: Jo, unë asnjëherë nuk kam pasur probleme. Sa i përket luftës, unë jetoj buzë rrugës. Shtëpia ime është dy metra nga rruga, ku njerëzit kalojnë dhe komunikojnë çdo ditë. Kanë komunikuar grupet e njerëzve dhe asnjëherë nuk më kanë hedhur as edhe një guralec në oborrin tim. Nuk mund të them atë asnjëherë.
PY: Mirë.
PË: Unë përherë kam jetuar mirë me fqinjët e mi. Nga fillimi deri në fund.
PY: Si ishte marrëdhënia e autoriteteve Serbe të atëhershme, d.m.th. policisë, autoriteteve civile, ushtrisë ndaj popullit Shqiptarë gjatë luftës së vitit ’99? Cili është mendimi juaj?
PË: Mendimi im atëherë ka qenë…
PY: Vetëm mendimi juaj, ju lutëm.
PË: …që të gjithë njerëzit, sa i përket policisë, në Kamenicë kanë qenë të keqtrajtuar. I kanë dëbuar… Kam një shembull të një fqinjit që e kanë dëbuar nga shtëpia në Gardhesh dhe pastaj unë dhe babai im i kemi lutur njerëzit, të njohurit nga ajo zonë që të…si të them…
PY: Të intervenojnë?
PË: …të intervenojnë që të mund të kthehen në shtëpi. Shumë herë. Dhe pastaj kur janë kthyer në shtëpi nuk kanë pasur më probleme. (Në një intervistë të mëvonshme, i anketuari kishte shtuar se familja shqiptare ishte dëbuar nga fshati Strezovcë për 7 javë në vitin 1999. I anketuari kishte ndërhyrë drejtpërdrejt te patrulla e policisë e cila i kishte përzënë nga shtëpia dhe më vonë edhe në stacionin e policisë.)
PY: A dini ndonjë rast tjetër?
PË: Nuk di ndonjë rast tjetër.
PY: Kështu, a u përpoqën fqinjët tuaj të ju mbrojnë, të ju sigurojnë ushqim ose gjëra tjera të nevojshme gjatë periudhës së luftës ose pas luftës?
PË: Gjatë luftës ata më kanë mbrojtur sepse…
PY: A mund të na tregoni ndonjë rast ku ju kanë ndihmuar me ushqim ose pas KFOR-it?
PË: Ne atëherë nuk kemi pasur mundësi që të dalim jashtë shtëpive. Unë kam shokë dhe ata më kanë marr në telefon për të pyetur a kam nevojë për miell, sheqer, vaj dhe kështu.
PY: Dhe i kanë sjellë ato pa problem?
PË: Po, pa problem. Ashtu kam bërë edhe unë në periudhën e ashtuquajtur serbe. Ju kam ofruar ndihmë po njësoj.
PY: Gjithçka kthehet.
PË: Edhe mua më është kthyer për të mirë.
PY: Ju keni thënë diçka në lidhje me këtë, por kjo është pyetja e radhës, a keni përjetuar ndonjë dhunë ose dëmtim të pronës para luftës, gjatë luftës ose pas luftës dhe si kanë reaguar fqinjët tuaj?
PË: Dëmtim të pasurisë sime?
PY: Po, të pasurisë suaj ose ndonjë dhunë në familjen tuaj.
PË: Jo, unë asnjëherë nuk kam pasur ndonjë lloj të dhunës. Nuk kam pësuar dëmtime. Unë aty kam jetuar edhe para luftës, edhe gjatë luftës si dhe pas luftës. Asnjëherë nuk kam pasur probleme.
PY: Fqinjët tuaj kanë reaguar kur ka ndodhur ndonjë të them, telashe?
PË: Unë asnjëherë nuk kam pasur telashe.
PY: Nuk keni pasur telashe?
PË: Jo, nuk kam pasur.
PY: A u përpoqët ti mbronit shqiptarët para luftës ose gjatë luftës?
PË: Po. Po.
PY: A mund të na jepni ndonjë shembull?
PË: Shumë herë.
PY: Ndonjë shembull? Një, dy? Pa problem.
PË: Shembulli i parë është për vëllain tuaj të ndjerë, Agronin.
PY: Agronin.
PË: Po. Kur ka qenë duke shkuar nga shtëpia në banesë në qendër, atë e kanë ndaluar serbët…tani, unë nuk e di si quhet kjo rruga ndërmjet…
PY: Po, ajo në midis.
PË: …rrugica…dhe atë e kanë ndaluar disa persona nga Kamenica, gjoja ushtria.
PY: Po, paramilitarë.
PË: Ishin dy dhe kanë dashur ta rrahin. Unë kam qëlluar aty dhe e kam mbrojtur, e kanë liruar dhe ai ka shkuar në banesë. Nuk e kanë…Edhe shembulli tjetër…dhe tani unë nuk e di…ai është tani këtu…nuk e di a është në Rogaçicë ose është…
PY: Ose është hoxhë diku? Imam?
PË: Po. Edhe atë e kam shpëtuar por në këmbim unë kurrë nuk kam pasur probleme sa i përket shqiptarëve në Kamenicë.
PY: Mirë.
PË: Kam dashur ta mbroj çdo qytetar pa marr parasysh a është shqiptar…
PY: Kur keni pasur mundësi.
PË: …kur kam mundur ta mbroj.
PY: Mirë. Kështu. Cili është kujtimi juaj për periudhën e socializmit? Çfarë mendoni, si ishte socializmi për ne? I mirë, i keq?
PË: Eh, tani…
PY: Kemi jetuar së bashku. Kemi jetuar njësoj.
PË: Po. Kemi jetuar njësoj, së bashku. Kurrë s’kam pasur probleme sa i përket nacionaliteteve.
PY: A mendoni se jeta ka qenë më e mirë në kohën e socializmit? Mendoj për periudhën para viteve ’90. Do të thotë nga vitet e ’90 dhe më herët.
PË: Nga vitet ’80 deri ’90 ka qenë bukur. Këtë po e them. Pas asaj gjithçka u përkeqësua por as tani nuk është aq keq.
PY: A e konsideroni epokën socialiste pozitive dhe pohuese në drejtim të zhvillimit të Kosovës? A kemi pasur më shumë punë atëherë? Si mendoni?
PË: Sipas mendimit tim është njëjtë. Njësoj si atëherë dhe tani. Kush ka pasur punë- ka pasur. Kush nuk ka pasur- nuk ka pasur.
PY: Ju faleminderit shumë [redaksia e portalit ka vendosur që për momentin të mos shpall emrat e të intervistuarve].
PË: ’ka përse.