Shumë bashkëbisedues të Sanja Zllatanoviqit theksonin ngjashmëritë në modelin e organizimit të ekzistencës së dy grupeve, mentalitetin e ngjashëm, “shpirtin kosovar”. Të dy komunitetet ndajnë shumë aspekte të jetës shoqërore, pa marrë parasysh dallimet etnike, fetare dhe gjuhësore. Identiteti rajonal, kosovar, është ajo që lidh serbët dhe shqiptarët dhe i dallon serbët e Kosovës në krahasim me serbianët [sh.p. serbët e Serbisë].Zllatanoviq thekson se bashkëbiseduesit e saj, serbët më të moshuar nga zonat rurale të Anamoravës, përdorin shprehjet “Šiptar”, “Šiptarka”, “šiptarsko” si etnonime të drejtpërdrejta pa konotacion pezhorativ të cilin këto shprehje kanë në diskursin publik të Serbisë. Bashkëbiseduesit më të rinj veçse përdorin terminologjinë “Albanac”, “Albanka” etj. Bashkëbiseduesi ka lindur në Livoçin e Epërm në vitin 1936, ndërsa intervista është zhvilluar në të njëjtin vend në vitin 2006.
“Kërcejmë njëjtë, bëjmë muzikë njëjtë, vetëm nuk flasim njëjtë. Në dasma flitet shqip, nuk flasim por serbisht. Ndërsa vallja e njëjtë, çdo gjë njëjtë”.
Jeta e përbashkët me shqiptarët ka ndikuar në gërshetimin kulturor, ngjashmëritë në praktikën kulturore dhe modelet e ekzistencës. Një i intervistuar nga fshati Shillovë, i lindur në vitin 1982, në intervistën me Sanja Zllatanoviq thotë (2006):
“Sepse shqiptarët kanë jetuar këtu, me neve dhe turqit, dhe rrjedhimisht kemi marr diçka edhe nga ata”.
I intervistuari, i lindur në vitin 1928 në fshatin Zhegër, jeton si person i zhvendosur në fshatin Kuscë e Epërme afër Gjilanit dhe lidhur me këtë temë thotë:
“Ndërsa ne, në atë kohë – nuk bën të ndërtohet shtëpia afër rrugës. Do të ma shohin renë, do të ma shohin gruan! Kishim pak edhe shpirt shqiptar, me kënd jeton, ashtu je!”.
Burimi: Sanja Zlatanović, Etnička identifikacija na posleratnom području: srpska zajednica jugoistočnog Kosova, Etnografski institut SANU, Beograd, 2018, fq. 315.