I anketuari – një serb nga Kamenica thekson se për atë përkatësia etnike asnjëherë nuk ishte e rëndësishme. Për at;, përkatësia klasore ka rëndësi më të madh dhe për këtë arsye ndjen afërsi më të madhe me shqiptarët që i takojnë shtresës punëtore. Ky bashkëbisedues pohon se në kohë luftë komshinjtë ndihmonin njëri tjetrin. Bisedën e organizuar nga Qendra për studime historike dhe dialog e ka zhvilluar Alban Maliqi, bashkëpunëtor nga OJQ Network of Peace Movement nga Kamenica.
PY: [Emri], ju faleminderit… Mirëdita, mirëmëngjesi. Ju faleminderit që keni pranuar që të jeni pjesë e kësaj interviste. A mund të ma tregoni emrin tuaj?
PË: Mundem. [redaksia e portalit ka vendosur që për momentin të mos shpalos identitetet e bashkëbiseduesve]
PY: Vendi dhe data e lindjes?
PË: 22.02.’58.
PY: ’58? Vendbanimi?
PË: Kamenicë.
PY: A keni tani miq ne mesin e komunitetit shqiptar në Kosovë? Sa të afërt jeni me ata dhe a mund ta kuptoni gjuhen shqipe?
PË: Unë kam mjaft shokë shqiptarë. Kam pasur shokë edhe para si dhe pas luftës.
PY: Sa te afërt jeni me ata? Mendoj, a jeni miq?
PË: Po, miq jemi. Mendoj, ata që kanë qenë shokë përpara, janë shokë edhe sot.
PY: Po, po. Gjithmonë shokë.
PË: Po.
PY: A e kuptoni gjuhën shqipe?
PË: Mesatarisht.
PY: Mesatarisht? Po, mirë. A jeni shoqëruar rregullisht, a keni shkuar ne vizita familjare, në vizita gjatë ditëve të shenjta fetare myslimane…
PË: Po.
PY: …para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës?
PË: Po, edhe para edhe pas luftës. Siç thash, ata që ishin miq para luftës, ata kanë ngelë miq edhe pas luftës. Tek ata që ke shkuar para luftës, tek ata shkon edhe tani. Po, ashtu është. Do të thotë, rregullisht keni bashkëpunuar me ata, keni shkuar… Kemi shkuar për ditët e shenjta dhe festa tek ata.Kemi shkuar për ditët e shenjta dhe festa tek ata.
PY: Edhe ata kanë ardhur te ju?
PË: Po, edhe ata kanë ardhur gjithashtu.
PY: Ne rregull. A ka ndryshuar diçka në marrëdhënien tuaj me fqinjët ose kolegët shqiptarë me avancimin e Sllobodan Millosheviqit në pushtet në vitin 1987 dhe më pas deri në vitin 1999 dhe periudhën e tanishme? A ka ndryshuar diçka në marrëdhëniet tuaja?
PË: Gjithçka ka ngelur e njëjtë. Njësoj. Ai që e ke pasur shok, shok ka ngel. E atë qe se ke mik, ai… Dëgjo, me këta të rinj nuk mundesh. Nga këta të rinjtë mos prit. Nuk është më si përpara. Unë jam komod me ata që kanë ngel, që janë gjenerata ime, që kemi punuar së bashku dhe me fqinjë qe i kam sepse ne jemi miq. S’ka asgjë më tutje.
PY: Po, po, po. Sa e rëndësishme ishte përkatësia etnike, përkatësisht fakti e të qenit serb ose shqiptarë në shoqërimin para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës? Sa ka qenë kjo e rëndësishme, do të thotë, të qenit serb apo shqiptarë?
PË: Nuk e kemi shikuar. Nuk e kemi shikuar aq shumë atë fakt. Pak ka ndikuar politika aty, por nuk e kemi këqyr.
PY: Mirë.
PË: Neve që i përkasim klasës punëtore nuk e kemi këqyr atë gjë. Unë gjithë jetën kam punuar me shqiptarë. Çka tash?!
PY: Mirë.
PË: Mua më ka interesuar puna, nuk më ka interesuar politika. Gjithsecili do të tregojë, edhe një i sëmurë do të tregojë se politika ka qëndruar jashtë. Deri sa ke punuar, p.sh. ne fabrikë apo kudo që ke punuar, aty nuk ka politikë. Ti e ke shikuar punën tënde sepse ke jetuar nga ajo pagë.
PY: Po, po, po. S’ka tjetër. A dini për ndonjë rast të martesave ndëretnike midis serbëve dhe shqiptarëve para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës?
PË: Para luftës ka pasur raste, ndërsa tani nuk ka.
PY: Nuk ka?
PË: Tani nuk ka. Nuk ka. Unë nuk kam dëgjuar.
PY: Çfarë mendoni, a ekziston ndonjë rast ku tani shqiptarët dhe serbët shoqërohen, takohen, shkojnë së bashku në klube, në kafene?
PË: Nuk di çfarë t’ju them. Nuk mundem tani unë të shkoj nëpër kafene…Ju mund ta pyesni ndonjë të ri.
PY: Në rregull. A mund të na jepni një shembull të mbështetjes ose ndihmës reciproke të dhënë nga një anëtarë të komunitetit shqiptarë?
PË: Po mirë. Ka pasur raste gjatë vitit ’99, kur kemi pasur nevojë për diçka.
PY: Ndonjë shembull?
PË: Për shembull, për ushqim, për gjëra që kemi pasur nevojë. E di si ka qenë?
PY: Po, po.
PË: Kanë ofruar njerëzit. Kanë ardhur dhe kanë pyetur, “Për çfarë keni nevojë?” dhe pastaj i kanë sjellë ato. Ashtu ka qenë. Unë tani nuk mund t’i them me emër dhe mbiemër.
PY: Jo, jo. A ka ndonjë shembull të ndihmës nga pala tjetër, respektivisht nga ana juaj?
PË: Po njësoj. Ka ndodhur e njëjta gjë.
PY: Do të thotë e keni kthyer atë ndihme?
PË: Patjetër. Na kishin kall po mos të ishin tjerët.
PY: Mirë. Si mendoni, cili ishte qëndrimi i autoriteteve serbe, d.m.th. policisë, autoriteteve civile, ushtrisë ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës të vitit 1999? Cili është mendimi juaj? Si e keni vlerësuar ju?
PË: Çfarë? Ja, populli si popull. Askush s’të ka…Kanë bërë çfarë kanë bërë. Ka ndodhur çfarë ka ndodhur dhe kjo është e tëra. Këta vet kanë…Politika është asi soji. Unë me politikë nuk kam lidhje. Asnjëherë nuk më ka interesuar politika. Po ju them se nuk me ka interesuar.
PY: Në rregull. A u përpoqën fqinjët tuaj të ju mbrojnë…tani, kjo ndoshta është pyetje e njëjtë…të ju sigurojnë ushqim ose gjëra të tjera të nevojshme gjatë periudhës së luftës?
PË: Po, kanë ofruar.
PY: A keni përjetuar ndonjë dhunë ose dëmtim të pronës dhe si kanë reaguar fqinjët tuaj?
PË: Nuk e di cili vit ishte kur na e kanë hedhur bombën. Nuk më kujtohet.
PY: Dhe si kanë reaguar fqinjët?
PË: Mirë. Fqinjët ishin afër nesh. Po për fat të mirë askush nga fqinjët nuk ka qenë aty. Pastaj kanë ardhur fqinjët. Ne atë kohë me ka vdekur babai. Atëherë kur me ka vdekur babai ka dal një njeri…një grua ka dal, nuk është me rendësi se kush, nuk do ta përmendi…Ajo ka filluar të flas dhe të bërtas, “Pse po e ngacmoni njeriun?!” Kështu ka ndodhur.
PY: Mirë. A u përpoqët ti mbronit ata kur forcat serbe morën kontrollin, ose të them, gjatë kohës që kanë qenë këtu në vitin 1999? Në fakt, kur policia i keqtrajtonte njerëzit a i keni mbrojtur pjesëtarët e komuniteti shqiptar?
PË: Ne i kemi mbrojtur. Komplet një familje e kemi mbrojtur. Shumë njerëz kemi mbrojtur. Një fëmijë e kemi shpëtuar nga policia atëherë. Ajo është e jona. Ajo është e gjitha mes nesh. Duhet të respektohemi.
PY: Duhet. Vazhdojmë tani me këtë pyetje. Cili është kujtimi juaj për periudhën e socializmit?
Socializmi ishte asi soji që nuk do të përsëritet më asnjëherë. Ja, po e sheh! Shihet dhe socializmi. Gjithçka ishte pa pagesë. Kishim gjithçka, edukimin, shkollimin, kishim shëndetësi, të gjithat i kishim. Ke zgjidhur shkollën që ke dashur. Gjithçka ishte pa pagesë. Vetëm nëse s’ke dashur të mësosh.
Ajo është diçka tjetër.
Ishte mirë.
PY: Si mendoni, a ka qenë periudha socialiste pozitive dhe pohuese në drejtim të zhvillimit të Kosovës?
PË: Mendon në kohën e Titos ose…?
Po, nën pushtetin e Titos. Në periudhën socialiste.
PË: Po, ka pasur zhvillime. Si jo! Kosova ka qenë e prapambetur në atë kohë. Paratë jepeshin pa llogari. Para, para…
PY: Kishte fabrika.
PË: Para. Kishte fabrika, ndërtohej. Gjithçka. Kur merrej paga me të parin Kamenica mbushej…Ti ndoshta ke qenë i vogël. Ti ke qenë i vogël. Le të tregoi ty babai ose dikush tjetër se si bëhej kur merrej paga, Kamenica ishte e stërmbushur. Bëhej tregti…
PY: Ju faleminderit shumë.