Bashkëbiseduesja e Sanja Zllatanoviqit, nga Livoçi i Epërm, e lindur në vitin 1935 në Cërnicë kishte treguar që shqiptarët në kohën e pasluftës kishin rrënuar një kishë të vogël të sapondërtuar, të papërfunduar, në afërsi të varrezave. Po ashtu gjatë luftës, forcat serbe kishin rrënuar xhaminë në këtë vend. Tregimi për shkatërrimin gjatë luftës është në kundërshti të plotë nga parahistoria e këtyre dy faltoreve. Me fjalë të tjera, ndërtimin e kishës e kishin financuar banorët e fshatit, e në mesin e tyre dhe disa shqiptar. Bashkëbiseduesja përdor leksemën faltore për të shpjeguar respektimin që shqiptarët më të moshuar ua tregojnë objekteve fetare, pa marrë parasysh çfarë prefiksi fetar bartin. Në të njëjtën mënyrë, serbët lokal në kohën e fëmijërisë së saj me dhurata kishin ndihmuar ndërtimin e xhamisë.

SG: Tani krejt i kanë shkapërderdh dhe përnjëherë shpërtheu, kur e shoh – e rrezuan kishën. Nuk kishte asgjë, vetëm disa ikona edhe pak sa ishte ngritur …

IS: Ishte e vogël.

SG: E vogël.

IS: Kush e ka ndërtuar kishën?

SG: Fshati, krejt.

IS: A keni dhënë para apo ishin mjeshtrit e juaj?

SG: Krejt ishin mjeshtrit tonë. Vetëm për kryq kemi dhënë para, për gjëra si këto edhe për material, për gjithçka i kemi mbledhur. Fshati. Fshati ka mbledh. Edhe disa shqiptar kishin dhënë.

IS: Kishin dhënë para.

SG: Edhe shqiptarët kishin dhënë nga pak para. Do të ndihmojnë pasi është kishë, “falje”, thotë.

IS: Ata besojnë në këtë?

SG: Besojnë. Si xhamia e tyre kur ishte. Edhe tanët, kur kishin bërë dhuratat, kishin dhënë dhuratë. Mbaj mend kur isha vajzë, në Cërnicë kur kanë ngritur xhaminë. I gjithë fshati. Mjeshtrit ishin nga Maqedonia. I gjithë fshati kishte dhënë dhurata. Edhe nga shqiptarët edhe nga serbët. Dhe të gjithë kemi dhënë. Kemi dërguar dhuratën me kerr. Kerri ishte plot, dua të them qerrja herën e dytë. Por, edhe tanët e dogjën kur ikën shqiptarët. Serbët ia vunë flakën në Cërnicë.

IS: Xhamisë?

SG: Xhamisë. Ia vënë flakën xhamisë. E pastaj, ata për pesë vjet nuk kanë dashur ta ndërtojnë, ndërsa tani kanë ndërtuar xhami tjetër. Por nuk kanë dashur në të njëjtin vend, por e kanë zhvendosur diku tjetër. Ndërsa ajo rri ashtu siç ishte djegur, vetëm maja i ka mbet, asgjë tjetër”.

Burimi: Sanja Zlatanović, Etnička identifikacija na posleratnom području: srpska zajednica jugoistočnog Kosova, Etnografski institut SANU, Beograd, 2018, fq. 316-7.

Image courtesy of Aleksandar R. Miletić

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.