Sanja Zllatanoviq ka pyetur disa bashkëbiseduese që të ja përshkruajnë shtëpitë shqiptare dhe mënyrën e jetesës në to (rregullimin, higjienën, ushqimin). Të gjitha komentet ishin tejet pozitive: është pastër, ndërsa shqiptaret janë amvise të shkëlqyera, të zonja në qëndisje dhe punëdore të tjera etj. Një e anketuar, e lindur në vitin 1980 në Gjilan flet si kishte komentuar nëna e saj:
Nëna kur shkon, gjithnjë thotë: “Kuku, për që është e pastër, është e pastër”. Dhe gjatë gjithë kohës është e impresionuar. “Kuku, çdo gjë shndrit, shndrit, shndrit”. Thotë: “Nuk e di, a vetëm pastron ajo gruaja!”. Dhe janë goxha të pastër. Paj, disa fqinje që kemi këtu, ato vetëm pastrojnë. Ajo gruaja thoshte që rri deri në dy-tri të natës duke pastruar! Dhe ajo mirëmban çdo gjë rregullisht, plus pastron deri në orën dy-tre të natës, pra ajo rraskapitet nga pastrimi.
Source: Sanja Zlatanović, Etnička identifikacija na posleratnom području: srpska zajednica jugoistočnog Kosova, Etnografski institut SANU, Beograd, 2018, fq. 315.