“Jedinstvo” e Prishtinës ka publikuar artikullin e miqësisë që u shndërrua në një vëllazërim ndërmjet serbit dhe shqiptarit në Deçan në Dukagjin. Me këtë rast transmetojmë vetëm pjesët më karakteristike nga raporti i gazetës:

Dy punëtorë shumë të mirë të moshës mesatare do t’i gjeni gjatë gjithë kohës së bashku, përveçse në kohë vozitje. Edhe këtë herë i gjetëm në tavolinën e një kafeneje në Deçan, duke bërë një bisedë vëllazërore me kafe. Danillo është shofer i Kryetarit të Kuvendit Komunal, ndërsa Qerimi është shofer i Kryetarit të KK të LK-së. Janë njoftuar para trembëdhjetë vjetësh kur Qerimi erdhi të punonte si shofer, ndërsa Danilloja veçse ishte duke punuar aty. Puna e përditshme i ka afruar dhe më pas krijuan lidhje vëllazërore me njëri-tjetrin. Thjeshtë, ata nuk ndaheshin nga njëri-tjetri. Pastaj erdhi ai momenti i vërtetë i shumëpritur. Danillo i kishte sugjeruar Qerimit që të vëllazëroheshin, gjë që ai edhe e pranoi. Në atë kohë Danillo kishte thënë: “Pasi unë nuk kam vëlla, tani e tutje ti je vëllai im i vetëm dhe i vërtetë”, dhe atëherë u bë një gëzim i vërtetë. Ishte pirë gjaku. Gjaku që rrodhi nga Danilloja dhe Qerimi. Gjaku që nuk rrjedh nëpër vena si te njerëzit tjerë, tani është i përzier, sepse është bërë një. […] Shembulli i tyre u bë simbol i vëllazërimit dhe bashkimit, një simbol që mund të bëhesh me vëlla edhe kur nuk ta lind nëna. Edhe fëmija më i vogël në Deçan di për ta sot; i njeh për këtë dhe i njeh si shoferët më të mirë në komunë. […]

Burimi: V. Simonoviq, “Punëtorët u vëllazëruan”, Jedinstvo nr. 102, 21. 12. 1973, fq. 7.

 

 

 

 

 

Image courtesy of Aleksandar Miletic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.