Gjatë Luftës së Parë Botërore regrutimi i myslimanëve (shqiptarë dhe boshnjakë) në ushtrinë serbe filluan që nga dhjetori i vitit 1914 dhe janari i vitit 1915, ndërsa stërvitja ushtarake e tyre bëhej në Nish. Në tetor të vitit 1915 u bënë pjesë e “Batalioneve Muhamedane” që ishin pjesë e formacioneve të cilat mbronin Beogradin. Ekzistojnë shënimet për pjesëmarrjen dhe trimërinë e shqiptarëve në luftime nëpër rrugë. Për këtë ka dëgjuar oficeri serb Vasa Eshkiqeviq dhe për ato la këtë dëshmi:

“Sa të tmerrshme ishin betejat nën Beograd mund të shihet edhe nga fakti që detashmenti i Sremit humbi dy të tretat e njerëzve, ndërsa nga dyqind xhandarët, vetëm katër mbetën gjallë! Betejat nga ura e Savës në drejtim të hangarëve të topave dhe Sllavisë ishin veçanërisht të përgjakshme. I gjithë batalioni i gjermanëve vinte, duke qëlluar nga një pozicion në këmbë, dhe kur iu afruan hangarëve të topave, komitët serb dhe një çetë ushtarësh arnautë iu vërsulen atyre si rrëqebujë me bomba dhe bajoneta në pushkët e tyre, dhe për më pak se 10-15 minuta e gjithë zona u mbulua me kufoma të armiqve. Arnautët tanë, edhe pse rekrutë, bënë mrekulli heroizmi bashkë me komitët.“

Burimi: Vasa Eškićević, Iz mog ratnog dnevnika (1914-1919), priredio Slobodan Bjelica, Novi Sad: Prometej; Muzej Vojvodine, 2018.

Image courtesy of aleksandarmiletic | MALI VELIKI LJUDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.