Redaksia e portalit tre gjuhësor, shqip, serbisht, anglisht “Njerëz të (jashtë)zakonshëm: Repozitor dokumentues i bashkëjetesës ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në shek. 19-21”, njofton publikun e gjerë se që nga sot është në dispozicion portali në ueb faqen www.kosovo-ordinarypeople.com.  Portali sjell përmbajtje të shembujve afirmativ të bashkëjetesës, bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet pjesëtarëve të këtyre dy komuniteteve në Kosovë në të kaluarën.

Hulumtimi i shembujve pozitiv të marrëdhënieve ndëretnike nuk është me qellim të falsifikimit ose zbukurimit, por kontribuon në një pasqyrim më të plotë të tyre. Me fjalë të tjera, mediat e tabloideve të kohës së sotme dhe historiografia e papërgjegjshme etnocentrike në dy mjediset tashmë ka kontribuar mjaft në veçimin e trashëgimisë negative dhe të shembujve negativ të marrëdhënieve serbo-shqiptare, kështu që ato tashmë janë bërë standard i perceptimeve të ndërsjella në mendjen e njerëzve. Ne kërkojmë shembuj pozitiv edhe sepse duam që t’i bëjmë model të së tashmes dhe të ardhmes.

Rezultatet e projektit janë fryt i bashkëpunimit të organizatave joqeveritare Qendra për Studime Historike dhe Dialog, nga Novi Sadi, Network of Peace Movement, nga Kamenica dhe NGO CASA (Center for Affirmative Social Actions), nga Mitrovica e Veriut, në periudhën 2019-2022. Projekti që në fillim ka marrë mbështetjen e Fondacionin Hajnrih Bel (Heinrich-Böll-Stiftung), dega rajonale me seli në Beograd. Në vitin 2021 projektin e ka mbështetur edhe Fondi Evropian për Ballkan (European Fund for the Balkans).

Portali në kontinuitet do të plotësohet me materiale (intervista, burime historike) të cilat i kemi siguruar në hulumtimet e mëparshme. Shpresojmë se këto do të kontribuojnë në një kuptim më të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet dy komuniteteve, pjesëtarët e të cilëve në të kaluarën ia kanë dal të gjejnë një formë të bashkëjetesës dhe të jetesës së përbashkët pa marrë parasysh rrethanat historike dhe politike në të cilat gjendeshin.

Më 15. 02. 2022 

Redaksia

Image courtesy of Timko, Novi Bečej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.