Dëshmitë e dhunës së marsit në vitin 2004 në Kosovë, të cilat janë publikuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare përmbajnë edhe të dhëna për marrëdhëniet ndëretnike menjëherë pas këtyre ngjarjeve. Një serb, B.D., i kthyer në fshatin Binxhë afër Klinës, në një intervistë për FDH më 10 korrik 2004, ndër të tjera flet edhe për këtë temë:

Pra, shqiptarët (…) Shqiptarët vijnë, por fshehurazi, sidomos ata me të cilët i kemi pas marrëdhëniet e mira para marsit. Një herë isha në një situatë tejet qesharake. Kishte ardhur një çift bashkëshortor të më vizitojë në Bixhë. Pak pas tyre erdhi një shqiptar tjetër. E dija që nuk duhej ta lejoja brenda se do të shihte këta dy shqiptarët tjerë që veçse ishin brenda. Po ashtu, edhe ata që ishin brenda do ta shihnin këtë tjetrin që po vizitonte një serb. Të gjithë kanë frikë se do të zbulojnë njëri-tjetrin. Më është dashur t’i kërkoja falje kinse isha shumë i zënë për momentin dhe se nuk mund të pija kafe me të dhe se duhej të vinte më vonë. Mysafirëve, shqiptarëve që ishin në shtëpi, u thash se ishte një fqinj serb kishte kërkuar të shkoja tek ai pak më vonë për t’i ndihmuar diçka. Pas një kohe, çifti bashkëshortor u largua. Pak më vonë u kthye shqiptari, të cilin nuk e kisha lënë në shtëpi më herët, për të pirë kafe.

Lidhur me të njëjtën temë ka folur edhe M.O., një serb nga Bellopoja në afërsi të Pejës në një intervistë për FDH më 4 qershor 2004. Shoqërimi me serb ishte bërë i padëshirueshëm në shoqërinë e Kosovës aq shumë sa që kontaktet shoqërore zhvillohen vetëm në fshehtësi:

Më duhet të them se ndonjëherë ndonjë shqiptar na viziton, megjithatë asnjëherë në shoqërimin e dikujt sepse frikësohen se mos do të ju ndodh diçka e keqe. Për këtë arsye, ata, kur kalojnë në grupe me shqiptarë të tjerë na injorojnë.

Image courtesy of aleksandarmiletic | MALI VELIKI LJUDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.