Bashkëbiseduesi jonë, një shqiptar i Kosovës nga fshati Gragjenik afër Kamenicës, përmend tavernat si vend ku më së shumti shoqërohen serbët dhe shqiptarët në këtë qytezë në ditët e sotme. Ai personalisht preferon tavernën te “Zhuqa”, e cila ndodhet pak mbi kishën ortodokse të Shën Nikollës, në pjesën e Kamenicës ku ende jetojnë serbët. Bashkëbiseduesi thotë që shqiptarët dhe serbët gjatë luftës në përgjithësi janë munduar të mbrojnë njëri tjetrin. Megjithatë, të gjithë serbët janë zhvendosur nga vendi i tij në vitin 2009, që paraqet një epilog të trishtë të qëndrimit të tyre të gjatë në këtë pjesë të Kosovës.

PY: Fillojmë me intervistë. Emri?

PË: [Redaksia e portalit ka vendosur që të fsheh identitetin e bashkëbiseduesve]

PY: Vendi dhe data e lindjes, Qazim?

PË: Gragjenik. 02.05.1962.

PY: Gragjenik. 02.05.1962, a po?

PË: Po.

PY: Vendbanimi? Kamenicë?

PË: Po, Kamenicë. Qendër.

PY: A keni dhe a keni pasur miq midis bashkësisë etnike serbe në Kosovë?

PË: Po, në fshatin Gragjenik.

PY: Mirë. Sa t; afër jeni me ata?

PË: Në fshatin Gragjenik jemi afër diku rreth 500m.

PY: Mirë, por sa të afërt jeni kështu…a bisedoni, a rrini bashkë?

PË: Normal që kemi ndenjur bashkë gjatë kohës para luftës edhe pas luftës, deri sa ka pasur komunitete Serbe aty kemi kaluar mirë. Momentalisht nuk ka.

PY: A mund ta kuptoni gjuhën Serbe?

PË: Po.

PY: Flisni serbisht?

PË: Po. Mirë.

PY: Mirë. Pyetja tjetër. A jeni shoqëruar rregullisht, për shembull a keni pasur më herët vizita familjare, vizita gjatë festave?

PË: Po, po. Sidomos para luftës.

PY: Para luftës, a po?

PË: Po, po edhe pas luftës kanë qenë disa familje aty në Gragjenik.

PY: Shumë mirë. A bashkëpunoni ende me ata, po mendoj rregullisht, duke ndihmuar njëri tjetrin në bujqësi, riparime në shtëpi, fabrika?

PË: Deri sa ishte komuniteti Serb aty në fshat iu kemi ndihmuar aq sa kanë pasur nevojë dhe aq sa kemi pasur mundësi…kemi bashkëpunuar.

PY: Gjithmonë?

PË: Po, deri në vitin 2009 kur janë larguar nga fshati.

PY: Mirë, pra deri në vitin 2009 a ka ndryshuar ndonjë gjë në marrëdhënien tuaj që keni pasur me Serb, pra në marrëdhënien me fqinjët tuaj, me ardhjen e Millosheviqit në pushtet? A kanë ndryshuar raportet tuaja në atë kohë? A ju kujtohet?

PË: Shiko, ne gjithmonë kemi biseduar rreth kësaj çështjeje që në fund të fundit ne prapë duhet të bashkëjetojmë.

PY: Do të thotë, nuk kanë ndryshuar?

PË: Jo. Ndoshta pak, por biseda gjithnjë ka qenë se duhet ta ruajmë njëri-tjetrin pa marrë parasysh politikës që është zhvilluar.

PY: Sa ishte e rëndësishme përkatësia etnike, po flasim për atë kohë, përkatësisht fakti i të qenit serb apo shqiptar në shoqëri para luftës, gjatë luftës edhe pas luftës? Pra, sa ka qenë e rëndësishme nëse jeni serb apo shqiptar? Çka mendoni, si ka qenë ajo punë?

PË: Dallimet kanë ekzistuar por, si të them, me qetësi, gjithmonë ka ekzistuar një mirëkuptim sa i përket fshatit tonë deri në luftë. Do të thotë, nuk kemi pasur probleme etnike para luftës. Gjatë luftës, po. Ata kanë djegur, por ato nuk kanë ndikuar.

PY: A dini, përafërsisht sa shtëpi janë djegur?

PË: Janë djegur…një, dy, tri, katër, pesë, gjashtë, shtatë…diku njëmbëdhjetë shtëpi janë djegur në fshat.

PY: Shtëpi shqiptare?

PË: Shqiptare.

PY: Sa shtëpi serbe janë djegur pastaj pas luftës?

PË: Nuk është djegur asnjë.

PY: Asnjë?

PË: Asnjë. Nuk ka pasur hakmarrje.

PY: A ju kujtohet ndonjë rast ose a dini për ndonjë rast të martesave midis serbëve dhe shqiptarëve?

PË: Jo.

PY: Jo?

PË. Jo, në fshatin tonë nuk ka ndodhur.

PY: A dini ndonjë rast ku shqiptarët dhe serbët takohen tani?

PË: Normal që vazhdimisht takohen në kafene dhe ne restorante. Në komunën tonë nuk janë ndërprerë dhe asnjëherë nuk do të ndërpriten këto takime.

PY: Në cilën kafene takohen zakonisht?

PË. “Te Zhuqa”. Edhe unë kam qenë prezent aty.

PY: Në cilat kafene rrini zakonisht?

PË: Zakonisht rrimë te… rrimë edhe hamë bukë…

PY: Po, ashtu. Dhe si quhet ajo kafeneja aty lartë? Atje në fillim?

PË: “Te Kashmiri”.

PY: “Kashmiri”. Bravo!

PË: Çdo kund ulem.

PY: A mund të më jepni një shembull ku ju i keni ndihmuar ndonjë serbi?

PË: Po, zakonisht unë që nga viti 2000…

PY: Ose ndonjë shembull të dikujt që i ka ndihmuar ndonjë serbi?

PË: Unë që nga viti 2000 kam qenë përfaqësuesi i fshatit Gragjenik dhe aty ka qenë një familje shumë e mirë, e Trajan Maksimoviqit.

PY: Trajan Maksimoviq?

PË: Ai tani ka vdekur, por i ka fëmijët. Kemi bashkëpunuar shumë dhe unë si përfaqësues i kam ndihmuar për çfarëdo që kishte nevojë. Në vitin 2004 e kemi shtruar edhe rrugën me zhavorr…prej UNDP-së, në bashkëpunim me të deri sa kemi qenë në qeveri, kur ka qenë Sllavisha Petkoviqi ministër…kemi shkuar deri te Sllavisha Petkoviq, edhe unë i kam ndihmuar sa kam pas mundësi.

PY: Cili ka qenë qëndrimi i autoriteteve serbe (policisë, ushtrisë) ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës në vitin 1999?

PË: Shiko, ka qenë agresion. Një pjesë e tyre ka qenë në agresion. Pa kontrollë. Për fat, ne personalisht nuk kemi pasur viktima.

PY: Cili ka qenë qëndrimi i fqinjëve tuaj që i përkisnin komunitetit serb?

PË: Qëndrimi ka qenë…Ka dalluar…varët nga njerëzit se si kanë qenë të orientuar politikisht. Disa kanë qenë pozitiv, disa negativ. Do të thotë, ka pasur qëndrime të llojllojshme siç ka edhe sot.

PY: Ashtu është. Nuk ju kanë bërë diçka të keqe juve?

PË: Tek ato shtëpitë në fshat…aty ka pasur një viktimë, por ne personalisht si familje nuk kemi pësuar.

PY: Mirë. A janë përpjekur të ju mbrojnë, të ju sigurojnë ushqim apo nevoja tjera gjatë periudhës së luftës?

PË: Shiko, ka pasur dallime edhe mes komunitetit serb. Disa kanë dashur të mbrojnë dhe disa…

PY: A ka pasur prej tyre që ju kanë ndihmuar dhe që ju kanë mbrojtur?

PË: Po, ka pasur. Ishte një arsimtar i cili kishte kërkuar të na mbrojnë dhe që mos na bëjnë keq, por ne fund ai vet ka pësuar. “Shkijet” e kanë vrarë. Lubisha…

PY: Si e kanë vrarë serbët? Lubisha, a po?

PË: Po.

PY: Nuk ju kujtohet mbiemri?

PË: Nuk më kujtohet. Lubisha…Arsimtar ka qenë..

PY: Në rregull.

PË: Ai ka tentuar ta ruaj frymën e bashkëjetesës.

PY: Cili ka qenë trajtimi i serbëve lokal në periudhën e menjëhershme të pasluftës, në verë të vitit 1999?

PË: Aty në fshatin tim nuk ka pasur serb…

PY: Nuk ka pasur?

PË: Edhe pas të gjitha telasheve dhe djegieve, situata prapë ka qenë e qetë.

PY: Si e keni përjetuar shpërthimin e dhunës kundër Serbëve në vitin 2004? Si e keni përjetuar ju kohën kur kanë filluar protestat? Si ju është dukur juve ajo?

PË: Unë e kam konsideruar të përgatitur, të montuar. Ka qenë një skenar. Një skenar i përgatitur.

PY: A jeni përpjekur që t’i ndihmoni serbët kur ka pasur rrezik në atë kohë?

PË: Nuk kam pasur rast sepse unë kam qenë në banesë…

PY: A keni përjetuar ndonjë dhunë apo dëmtim gjatë luftës?

PË: Po.

PY: Po?

PË: Po. Të dy shtëpi më janë djegur. Edhe shtëpia e xhaxhait plus, bëjnë tri. Por dhunë gjatë luftës nuk kemi përjetuar.

PY: Jo dhunë fizike?

PË: Jo dhunë fizike. Maltretime jo.

PY: Si kanë reaguar fqinjët tuaj? A kanë tentuar që t’ju mbrojnë apo jo?

PË: Shiko, një pjesë ka tentuar ndërsa një pjesë jo. Ka qenë dallimi tek individët. Do të thotë, kanë qenë të filtruar.

PY: Kështu…Pyetje tjetër. Çfarë ju kujtohet nga periudha e socializmit? A ka qenë kjo periudhë e mirë apo jo?

PË: Si socializëm, në përgjithësi, për shembull, te ne ka ekzistuar. Ka qenë i mirë, por nuk ka qenë socializëm. Në një formë ka qenë një lloj demokracie…

PY: Po flas për kohën më herët.

PË: Po, po, e di, më herët. Te ne ka qenë njëfarë…në ish-Jugosllavi ka qenë një lloj demokracie më e gjerë sesa komunizmi, por edhe kushtet, jeta dhe puna kanë qenë më të mira. Sigurimi shëndetësor, siguria, të gjitha këto kanë qenë më të mira.

PY: Për këtë arsyeje ka qenë më mirë.

PË: Kjo ka qenë pozitive.

PY: Pasi po flasim për pozitivitetin, pyetja e radhës është: A konsideroni se epoka socialiste ka qenë pozitive dhe afirmative sa i përket zhvillimit të Kosovës? Do të thotë, a është zhvilluar më shumë Kosova dhe Kamenica, por kryesisht Kosova në atë kohë, apo jo?

PË: Dallimet janë shumë të mëdha. Për 20 vite…

PY: Jo, jo, po flasim për kohën e socializmit. A ka qenë Kosova më e zhvilluar…

PË: Po. Kosova ka qenë më e zhvilluar se sot, sepse sot mbi një milion banorë kanë ikur nga Kosova. Ky është realiteti. Një milion banorë janë larguar nga Kosova.

PY: Qazim, ju faleminderit shumë për intervistën.

Image courtesy of aleksandarmiletic | MALI VELIKI LJUDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.