Mua më interesojnë vetëm njerëzit; për shtetet nuk kam ndonjë interes të veçantë. Porhistorinë, fatkeqësisht, gjithnjë e shkruajnë shtetet, jo njerëzit. Mira Furllan (2020)

Rreth projektit Njerëz të (jashtë)zakonshëm

 

 

Projekti “Njerëz të (jashtë)zakonshëm”, i cili është iniciuar në vitin 2019 nga Qendra për studime historike dhe dialog, që nga fillimi ishte i përqendruar në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve nga komuniteti shqiptar dhe serb. Me vetëdije kemi lënë mënjanë “kontekstin e madh”, respektivisht “politikat e mëdha”. Gjithashtu, nuk ka prekur të ashtuquajturit narrativet e mëdhenj ose çështjet e interesave të promovuara etno-nacionale. Qënga fillimi, vëmendja jonëishte përqendruar në mikro-kozmosin e (bashkë)jetesës së njerëzve të zakonshëm, si dhe përditshmërinë e marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në të kaluarën dhe sot.

Pilot hulumtimi në formë të intervistave është zhvilluar në territorin e Kamenicës, ku nga të anketuarit shpesh kemi dëgjuar për bashkëpunimin e ndërsjellë, ndihmën dhe miqësinë ndërmjet pjesëtarëve të dy komuniteteve. Përsëri jemi mahnitur nga njerëzit e zakonshëm, të cilët me rrëfimet e tyre dhe shembullin jetësor kanë treguar shumë më shumë përgjegjësi shoqërore krahasuar me elitat politike dhe intelektuale të popujve të tyre, dhe kjo na ka motivuar të vazhdojmë hulumtimin. Këto rezultate paraprake ishin në linjë të njëjtë me konkluzionin e një hulumtimi voluminoz dhe një monografie të shkëlqyer nga Sanja Zllatanoviq [Sanja Zlatanović]për identitetin etnik të serbëve dhe marrëdhëniet ndëretnike në territorin e Anamoravës në Kosovë. Po ashtu, ishte e qartë që konkluzionet e saj dhe tonat nuk përputhen me stereotipatmbisundues për kontekstin e domosdoshëm konfliktuoz të marrëdhënieve serbo-shqiptare.

Përgjatë viteve 2020 dhe 2021 kemi lidhur bashkëpunim me organizatat joqeveritare Network of Peace Movement nga Kamenica dhe CASA nga Mitrovica e Veriut. Me ndihmën e tyre kemi intervistuar të anketuarit nga komuniteti serb dhe shqiptar. Përmes një kombinimi të intervistave të strukturuara dhe bashkëbisedimeve jo të strukturuara kemi mbledhur dëshmitë për shembujt pozitiv të bashkëjetesës së tyre dhe të jetës së përbashkët në zonën e Anamoravës dhe hapësirës më të gjerë të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut. Rezultatet e hulumtimit do t’i publikojmë në etapa në këtë portal, që do të shërbejë si repozitor digjital i materialit për bashkëjetesën e dy komuniteteve në Kosovë. Cikli i ardhshëm i projektit do të jetë i përqendrohet në drejtim territorit të Komunës së Shtërpcës, e më pastaj edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Hulumtimi i shembujve pozitiv të marrëdhënieve ndëretnike nuk është me qellim të falsifikimit ose zbukurimit, por kontribuon në një pasqyrim më të plotë të tyre. Me fjalë të tjera, mediat e tabloideve të kohës së sotme dhe historiografia e papërgjegjshme etnocentrike në dy mjediset tashmë ka kontribuar mjaft në veçimin e trashëgimisë negative dhe të shembujve negativ të marrëdhënieve serbo-shqiptare, kështu që ato tashmë janë bërë standard i perceptimeve të ndërsjella në mendjen e njerëzve. Ne kërkojmë shembuj pozitiv edhe sepse duam që t’i bëjmë model të së tashmes dhe të ardhmes. Fatkeqësisht, kjo shpesh është një përmendore e komuniteteve ndëretnike që nuk ekzistojnë më sepse njerëzit janë zhvendosur ose dëbuar nga vendlindja.

Përveç mbledhjes së intervistave, aktivitetet e projektit ishin të përqendruara edhe në hulumtimin e materialit historik, fotografive dhe artikujve të gazetave që dëshmojnë marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin dhe miqësinë ndërmjet pjesëtarëve të këtyre dy popujve në Kosovë edhe në të kaluarën. Me këtë pasqyrohet një perspektivë historike më ndryshe në marrëdhëniet serbo-shqiptare, që duhet marrë parasysh. Në kontekst akademik dhe të aktivizmit, për model kishim projektin e Svetllana Broz [Svetlana Broz]“Njerëz të mirë në kohën e së keqes” [“Dobri ljudi u vremenu zla”] për shembujt pozitiv të marrëdhënieve ndëretnike gjatë kohës së luftës në BeH, si dhe monografinë e Petrit Imamit dhe Sanja Zllatanoviq [Sanja Zlatanović] për marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Synimi i jonë, me vetëdije,është që në faqet e këtij arkivi, nëse mund ta quajmë kështu, të mbisundojnë individët, e jo elitat, pra etnosi i përgjegjësisë individuale e jo përfytyrimet etno-nacionale.

Projekti që në fillim ka marrë mbështetjen e Fondacionin Hajnrih Bel (Heinrich-Böll-Stiftung), dega rajonale me seli në Beograd. Në vitin 2021 projektin e ka mbështetur edhe Fondi Evropian për Ballkan (European Fund for the Balkans).